spot_img
spot_img
Friday, December 26, 2025
spot_img
spot_img

Gjesti flet për herë të parë pas fitores së BBVA

Gjesti ka dhënë deklaratën e tij të parë pasi u shpall fitues i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”. Në intervistën e tij pas finales, Gjesti falënderoi publikun dhe familjen për mbështetjen, ndërsa theksoi se fitorja nuk ishte e lehtë, pasi kishte kaluar sfida të mëdha gjatë qëndrimit në shtëpi.

“Kur kam dalë nga BBVK, e dija që më është bërë diçka e padrejtë. Kur më thirrën për të ardhur këtu, kam menduar që është shaka, deri në momentin që më janë hapur dyert atëherë kam thënë që po mund ta bëj. Kam luajtur fort, kam parë për t’i nxjerrë të gjithë jashtë”, tha ai për TCH.

Fituesi i BBV tregoi se nuk kishte pasur mëshirë për të eliminuar banorët e tjerë, duke shtuar se edhe ata nuk kishin mëshirë për të. Ai tha se kishte duruar shumë për të arritur deri në fund, përfshirë edhe “prekjet fizike”.

“Nuk kam pasur mëshirë për t’i nxjerrë jashtë ata, sepse ata nuk kanë pasur për mua. E falënderoj veten shumë që kam duruar këto gjëra që nuk i kanë përballuar të tjerët, kam duruar edhe prekjet fizike. Faleminderit Zotit, familjes e publikut. Ndoshta nuk kam qenë shembulli, por faleminderit shumë. Presim shumë muzikë, nuk kam për tu ndalur kurrë, shumë punë dhe besoj që më shumë keni për të më dashur ashtu siç ju dua unë”, shtoi ai.

Ndërsa foli edhe për raportin me Eglin, ai tha se nuk ka ndjenja për të, por do ta shohë si do të shkojë lidhja e tyre jashtë shtëpisë.

“Unë i kam thënë Eglit edhe brenda, që nuk kam diçka me të, nuk e shoh, por unë kam për të vazhduar jashtë, të shohim deri ku do shkojë. Unë jam i njëjti, nuk e gënjej dot. Ia them edhe jashtë këto fjalë”, përfundoi Gjesti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit