spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Gjermania synon të rrisë ushtrinë me deri në 60 mijë trupa për shkak të kërcënimit rus

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka deklaruar se Bundeswehri do të ketë nevojë për 50,000 deri në 60,000 ushtarë shtesë, në mënyrë që të përmbushë kërkesat e reja të mbrojtjes të NATO-s, përballë kërcënimeve në rritje nga Rusia, raportojnë mediat e huaja.

Gjatë një takimi të NATO-s në Bruksel, Pistorius tha se Gjermania po përshtat strukturat e saj ushtarake për t’iu përgjigjur planeve të aleancës për mbrojtje kolektive, sidomos në mbështetje të krahut lindor të NATO-s pas pushtimit rus të Ukrainës.

Ai theksoi se rekrutimi vullnetar nuk mjafton për të mbuluar hendekun në personel, ndërsa aktualisht mungojnë kapacitetet në kazermat dhe qendrat stërvitore për të pranuar më shumë ushtarë.

“Deri në ndërtimin e këtyre kapaciteteve, pjesëmarrja do të mbetet vullnetare,” theksoi Pistorius, duke sugjeruar se një formë e re e rekrutimit mund të jetë e nevojshme në të ardhmen.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit