Shërbimi federal gjerman i inteligjencës (BND), në një raport të përbashkët me shërbimet holandeze të inteligjencës dhe ato ushtarake, ka ngritur akuza të rënda ndaj Rusisë për përdorim sistematik të armëve kimike në Ukrainë, në shkelje flagrante të Konventës për Armët Kimike.
Sipas The Guardian, ministri holandez i Mbrojtjes, Ruben Brekelmans, ka deklaruar në lidhje me këtë raport: “Armët po përdoren në mënyrë sistematike dhe në shkallë të gjerë.”
“Kjo është një rrugë e papranueshme dhe tregon sërish brutalitetin me të cilin përballet Ukraina.”
Brekelmans ka paralajmëruar se ky precedent nuk rrezikon vetëm Ukrainën, por të gjithë kontinentin dhe më gjerë: “Ulja e pragut për përdorimin e këtij lloji të armëve paraqet rrezik jo vetëm për Ukrainën, por edhe për pjesën tjetër të Evropës dhe botës.”
Ai ka kërkuar më shumë sanksione, izolim të Rusisë dhe mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën përballë kësaj agresioni të rrezikshëm.
Sipas raportit, të bazuar në regjistrimet e ushtrisë ukrainase, Rusia ka kryer mbi 9,000 sulme me armë kimike që nga fillimi i pushtimit në vitin 2022. Deri tani, janë konfirmuar të paktën tre viktima si pasojë direkte e ekspozimit ndaj agjentëve kimikë.






