Gjenerali Rrahman Rama, në kuadër të takimeve të tij, ka vazhduar deri në Prizren.
Kandidati për deputet i PDK-së, Rrahman Rama, sonte është pritur nga familja Tarashaj në Prizren, ku kanë diskutuar për situatën politike në vend.
“Sonte në familjen Tarashaj në Prizren, diskutuam gjerë e gjatë rreth situatës politike në vend.
Atmosfera në Prizren është tregues se Kosova mundet dhe duhet të jetë ma mirë!”, ka shkruar gjenerali në Facebook.










