Mbrëmjen e së dielës, gjenerali Rrahman Rama zhvilloi një takim të veçantë me qytetarët e Sudenicës në Istog, ku u mirëprit me entuziazëm dhe mbështetje të madhe.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, ai shprehu falënderime të sinqerta për mikpritjen dhe përkrahjen e treguar nga banorët e Istogut.
“Anë e kënd Kosovës po ndjehet energjia. Çdokund po shihet përkrahja. Faleminderit Istog!”, shkroi ai, duke theksuar atmosferën pozitive që po mbizotëron gjatë takimeve të tij me qytetarët.
Përkrahja që gjenerali po merr anë e kënd vendit është një shenjë e qartë e besimit të qytetarëve ndaj vizionit dhe angazhimit të tij për një të ardhme më të mirë për Kosovën.








