Kandidati për deputet i PDK-së, gjenerali Rrahman Rama, thotë se, Vushtrria është një qytet i pasur me histori dhe tradhëgimi kulturore, ku shton se, nga fusha e teatrit, muzikës dhe pikturës, artistët vushtrrias kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën tonë kombëtare.
Ai këto fjalë i tha pas takimit që pati me disa prej figurave të shquara të Vushtrrisë.
Postimi i plotë:
Vushtrria, një qytet i pasur me histori dhe trashëgimi kulturore, ka qenë gjithmonë djep i artistëve të mëdhenj. Nga fusha e teatrit, muzikës dhe pikturës, artistët vushtrrias kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën tonë kombëtare.
Pata nderin të jem në mesin e këtyre artistëve të talentuar, të cilët për dekada me radhë kanë kontribuar për ruajtjen e traditave dhe për promovimin e muzikës së mirëfilltë shqiptare.
Një falënderim i madh për përkushtimin e tyre dhe për pasurimin e jetës kulturore të Kosovës!









