Gjenerali Lahi Brahimaj, kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në një takim me të rinjtë, ka shprehur vlerësimin e tij të thellë për energjinë dhe përkushtimin që rinia e Kosovës shfaq në drejtim të zhvillimit të vendit.
Brahimaj ka theksuar se ndjenja e rinisë që e rrethon e motivon për të vazhduar angazhimin politik dhe për të punuar për një të ardhme më të mirë për Kosovën. Ai i ka cilësuar të rinjtë si lokomotiva e zhvillimit të vendit, duke bërë thirrje që politikat publike të fokusohen në mbështetjen dhe përfshirjen e tyre aktive.
“Unë dhe Aleanca do të jemi gjithmonë pranë jush, duke ju mbështetur dhe duke punuar për një të ardhme më të ndritur për të gjithë,” deklaroi Brahimaj.
Gjenerali vuri theksin edhe te rëndësia e ndalimit të migrimit të të rinjve, duke e cilësuar atë si një humbje të madhe për të ardhmen e vendit. “Nuk guxojmë të lejojmë migrimin tuaj sepse ju jeni shpresa dhe fuqia e së sotmes,” shtoi ai.
Kandidati i AAK-së garantoi përkushtimin e tij dhe të partisë për të ndërtuar një mjedis ku të rinjtë të ndihen të mbështetur dhe të motivuar për të kontribuar në vendin e tyre.
AAK vazhdon të mobilizojë votuesit e rinj, duke i konsideruar ata shtyllë të ndryshimit dhe të ardhmes së qëndrueshme për Kosovën.
Postimi i gjeneralit:
Kur jam mes të rinjëve, ndihem gjithmonë më i ri pranë jush. I tillë u ndjeva edhe sot.
Energjia juaj është ajo që më motivon dhe më jep shpresë për të ardhmen e Kosovës.
Pjesëmarrja kaq e madhe e juaja është një motiv drejt fitores sonë.
Besoj thellësisht se ndryshimi fillon me ju. Ju jeni fuqia që mund ta sigurojë dhe ta zhvillojë vendin tonë.
Unë dhe Aleanca do të jemi gjithmonë pranë jush, duke ju mbështetur dhe duke punuar për një të ardhme më të ndritur për të gjithë. Ju jeni shpresa dhe fuqia e së sotmes, ju jeni ndryshimi që vendi ynë ka nevojë!
Nuk guxojmë asesi që me politikat tonë të iu humbasim juve. Nuk guxojmë të lejojmë migrimin tuaj sepse ju do të jeni lokomotiva e zhvillimit të Kosovës.
Sinqerisht, Lahi Brahimaj









