spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Gjeneral Rrahman Rama: Mbrojtja e vlerave të luftës, prioritet në rrugëtimin tim të ri

Kandidati i PDK-së për deputet, Gjeneral Rrahman Rama, sot ka zhvilluar një takim me qytetarë dhe veteranë të UÇK-së në Rahovec, ku theksoi rëndësinë e ruajtjes së vlerave të luftës.

“Në Rahovec kam takuar qytetarë dhe veteranë të UÇK-së, me të cilët gjithmonë kemi për çfarë të flasim. Të gjithë ishim njëzëri se mbrojtja e vlerave të luftës duhet të jetë prioritet në rrugëtimin tim të ri. Dhe kështu do të jetë!”, deklaroi Gjeneral Rama në një postim në rrjetet sociale.

Në fushatën e tij, Rama po mbështetet nga strukturat e PDK-së dhe qytetarët që ndajnë bindjen për forcimin e kauzave kombëtare dhe ruajtjen e trashëgimisë së luftës së UÇK-së. Ai theksoi se ky angazhim do të jetë shtylla kryesore e veprimtarisë së tij politike.

Fushata e Gjeneralit Rama po pritet me interes të veçantë nga publiku, duke qenë se ai konsiderohet një nga figurat më të respektuara të luftës dhe pasluftës në Kosovë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit