Mërgimtarët veçse ia kanë mësyrë Kosovës, e kështu po krijohen edhe pritje në pikat kufitare të vendit.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata vijojnë te Dheu i Bardhë, deri në 50-60 minuta për të hyrë në Kosovë, derisa për të dalë deri në 5 minutë.
Deri në 15 minuta pritje shënohet edhe në pikën kufitare të Merdarës.
Pikat tjera kufitare nuk kanë dhe aq fluks të madh të pritjeve, nga 3-5 minuta.









