Avokati Gazmend Halilaj ka publikuar disa pamje nga një pjesë e oborrit të komunës së Drenasit, ku ndodhet pllaka përkujtimore me emrat e të gjithë dëshmorëve të kësaj komune.
Në pamjet e publikuara shihet gjendja e rënduar dhe e neglizhuar e hapësirës përreth pllakës, që sipas Halilajt reflekton mungesën e kujdesit institucional.
Ai thekson se kjo pllakë nuk është mirëmbajtur asnjëherë që nga përfundimi i luftës, duke shprehur zhgënjim për këtë neglizhencë të vazhdueshme.
Halilaj u shpreh se për këtë situatë nuk janë përgjegjëse vetëm institucionet apo organizatat që veprojnë në emër të luftës, por edhe shoqëria në tërësi, që ka lejuar që emrat e atyre që kanë derdh gjak të jenë në këtë gjendje të mjerueshme.








