spot_img
Monday, December 8, 2025
spot_img

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Grabanicë të Klinës, Policia zbulon detajet e fundit

Në lumin e bardhë (Bistrica) në Grabanicë të Klinës është gjetur trupi i pajetë i një gruaje, e cila u raportua e zhdukur mbrëmë nga familjarë të saj.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i tha Gazetës se trupi i pajetë u gjet rreth orës 13:15.

“Është gjetur rreth orës 13:15 minuta nga Policia. Mbrëmë diku rreth orës 19:30 është raportuar nga familjarët që është larguar nga shtëpia dhe nuk po gjendet”, tha ai.

Gashi tha se rasti ishte inicuar si “person i zhdukur” dhe nga kërkimet, trupi i pajetë u has “diku një kilometër larg urës së fshatit”.

“Mjeku e ka konstatuar vdekjen”, tha zëdhënësi, ndërsa shtoi se hetuesit rajonalë dhe prokurori i shtetit ishin po ashtu në vendin e ngjarjes.

Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit