Policia ka njoftuar se një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në rrugën “Lufta e Gjilanit” në Gjilan.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 2 tetor, rreth orës 14:25.
Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e gruas.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Rr. Lufta e Gjilanit, Gjilan 02.10.2026 – 14:25. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenj jete në banesën e saj. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.








