Gjendet pa shenja jete një burrë në parkingun e QKUK-së, nisin hetimet për rastin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete në parkingun e QKUK-së. Lajmi është konfirmuar nga Policia, ndërkaq kanë nisur edhe hetimet në lidhje me rastin.

Sipas informacioneve të para, viktima është gjetur rreth orës 23:00, ku me të marrë lajmin, njësitet policore dhe ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e burrit e kanë konstatuar mjekët në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, për rastin është njoftuar edhe prokurori.

Institucionet e sigurisë tashmë kanë filluar hetimet për zbardhjen e detajeve të mëtutjeshme nga ky rast.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit