spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

Gjendet pa shenja jete në shtëpi – Kjo është gruaja që jetonte e vetme në Leposaviq

Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në fshatin Dobrava të Leposaviqit, ndërsa rrethanat e vdekjes së saj janë duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

Viktima është Olga Markovic, rreth 76-vjçare, e cila jetonte e vetme, pasi familjarët e saj gjendeshin në Serbi. Pasditën e sotme, rreth orës 13:45, njësia e ndihmës së parë kishte shkuar për ta vizituar, pasi ajo kishte qenë nën trajtim mjekësor, por dera e shtëpisë ishte e mbyllur dhe nuk kishte përgjigje.

Pas kërkesës për asistim, në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e patrullës dhe hetuesi, të cilët me forcë kanë hapur derën dhe brenda në një dhomë, e shtrirë në shtrat, është gjetur viktima pa shenja jete. Mjeku që ndodhej në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen.

Menjëherë janë njoftuar njësia e hetimeve rajonale dhe ekipi i mjekësisë ligjore, të cilët kanë kryer ekzaminimin preliminar në vendngjarje, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës është dërguar në obduksion për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe mbetet nën trajtim nga autoritetet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit