Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë mëngjesin e së martës.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ku thuhet se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes.
“HETIM I VDEKJES- Rr. Rrahman Dini, Prishtinë 14.04.2026 – 05:30. Viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.









