Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Parallovë të Novobërdës, ku një person është gjetur pa shenja jete.
Rasti është raportuar më 1 maj 2026, nga M. A, rreth 37-vjeçar, i cili ka njoftuar Policinë se vëllai i tij, Slobodan Antic, rreth 38-vjeçar, është gjetur i vdekur në dhomën e tij të gjumit.
Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje me armë zjarri (revole).
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë sigurimin e saj, ndërsa në lokacion kanë ndërhyrë edhe njësitë relevante të Policisë, hetimet rajonale, forenzika, Prokurorja kujdestare dhe ekipi i mjekësisë ligjore.
Me urdhër të autoriteteve kompetente, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminime të mëtejshme.
Rasti është iniciuar dhe i është referuar njësisë përkatëse për hetime të mëtutjeshme.









