Shoshana Strook, 34 vjeçe dhe vajza e ministres izraelite për Misione Kombëtare Orit Strook, u gjet e vdekur në banesën e saj në veri të Izraeli.
Lajmin e konfirmoi vetë ministrja, ndërsa policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes.
Në muajt e fundit, Shoshana kishte bërë publike pretendime për abuzime gjatë fëmijërisë.
Autoritetet thanë se këto pretendime nuk janë verifikuar, ndërsa organizatat e grave kanë kërkuar hetim të plotë të rastit. Në Sheshi Zion në Jeruzalem u mbajt edhe një protestë e heshtur në kujtim të saj.









