spot_img
spot_img
Wednesday, December 24, 2025
spot_img
spot_img

Gjakmarrja nuk ndalet: 57-vjeçari që u vra sot në oborrin e shtëpisë, viktima e tretë e familjes në një konflikt 30-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm fshatin Tale të Lezhës, ku një 57-vjeçar është gjetur i vrarë në oborrin e banesës së tij. Viktima, Pjetër Kaza, u gjet pa shenja jete rreth orës 05:00 nga bashkëshortja, ndërsa dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

Kaza punonte në minierën e Spaçit dhe ishte kthyer në shtëpi rreth orës 01:00 pas mesnate. Nga të dhënat paraprake, policia ka dyshime se vrasja lidhet me një konflikt të hershëm hakmarrjeje, që daton që nga viti 1994.

Pjetër Kaza është viktima e tretë nga kjo familje në këtë zinxhir të përgjakshëm. Në vitin 1994, Ndue Kaza – ish-shef i krimeve në Rrëshen – u vra në mes të qytetit, krim për të cilin u dyshuan vëllezërit Gjini. Në vitin 1997, për hakmarrje, Martin Kaza ekzekutoi dy vëllezërit Gjini dhe u dënua me 22 vite burg.

Seria e ngjarjeve tragjike vijoi në prill të vitit 2024 në Belgjikë, kur Agustin Kaza, vëllai i Pjetrit, u vra në një lokal shqiptarësh në Bruksel.

Policia e Lezhës ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për identifikimin e autorëve, ndërsa hetimet janë përqendruar në pistën e gjakmarrjes, që duket se po vazhdon prej më shumë se tri dekadash.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit