Një moment sa prekës aq edhe ironik është vërejtur nga ndjekësit e Big Brother VIP Albania gjatë ditës së djeshme.
Ndërsa banorët e shtëpisë janë të izoluar plotësisht nga bota e jashtme, Gimbo ka folur hapur për mallin që ndjen për mikun e tij, Gjestin. Ai është shprehur se i mungon shumë dhe se do të dëshironte që ai t’i bënte një surprizë duke hyrë në shtëpi.
Pa qenë në dijeni për zhvillimet jashtë, fjalët e tij u interpretuan nga shumë ndjekës si një lloj parandjenje apo instinkti se diçka nuk po shkonte mirë me mikun e tij.
Në të njëjtën ditë kur Gimbo e përmendi në shtëpinë e BBVA, Gjykata vendosi që Gjestit t’i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Kontrasti mes Gimbos që e pret në shtëpinë e Big Brother VIP Albania dhe Gjestit që ndodhet pas hekurave ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale. Shumë ndjekës kanë komentuar se situata është e pazakontë dhe se Gimbos duhet t’i tregohet e vërteta, duke qenë se bëhet fjalë për një person shumë të rëndësishëm në jetën dhe karrierën e tij.
Mbetet të shihet nëse “Vëllai i Madh” do të vendosë të thyejë rregullat e izolimit për t’ia bërë të ditur këtë lajm Gimbos, apo nëse ai do të vazhdojë rrugëtimin e tij në shtëpi pa e ditur për betejën ligjore të mikut të tij.









