spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Gërvalla për raportin me Osmanin: E ka pasur mbështetjen time pa kusht prej kur e njoh dhe kjo nuk ka ndryshuar

Bashkëkryetarja e GUXO akuzon Gjykatën Kushtetuese për bllokada dhe paralajmëron sfida në reformën e drejtësisë.

Bashkëkryetarja e partisë GUXO, partnere në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka deklaruar se është e gatshme ta marrë drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, pozitë për të cilën ishte propozuar nga kryeministri Albin Kurti më 26 tetor, por kabineti i tij nuk mori 61 votat e nevojshme për formimin e Qeverisë.

Gërvalla tha se edhe kabineti i ardhshëm që pritet të propozohet nga Kurti nuk do të ketë ndryshime, duke konfirmuar gatishmërinë për të udhëhequr këtë dikaster.

“Sa i përket gatishmërisë time për ta marrë udhëheqjen e Ministrisë së Drejtësisë, kam gatishmëri si në tetor,” tha ajo.

Gërvalla tha se gjatë katër viteve të kaluara, kur këtë ministri e udhëhoqi Albulena Haxhiu, është punuar shumë në reformën e drejtësisë, por procesi është përballur me bllokada të jashtëzakonshme, për të cilat ajo akuzoi Gjykatën Kushtetuese. Ajo përmendi vonesat në shqyrtimin e Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Ligjit për Vetingun.

Ajo foli edhe për zotimin e koalicionit për krijimin e një prokurorie të re të specializuar për rastet e korrupsionit të nivelit të lartë, duke e cilësuar këtë proces si sfidues.

“Gatishmëria ime është, por nuk mund të deklarohem përfundimisht pa u ulur me partnerët e koalicionit për ta përcaktuar ndarjen e detyrave,” shtoi ajo.

Gërvalla konfirmoi se nuk i shmanget përgjegjësive dhe preferon punën ekipore:

“Nëse partnerët tanë mendojnë se unë mund ta udhëheq mirë Ministrinë e Drejtësisë, nuk i shmangem kësaj përgjegjësie,” tha ajo.

Ndër të tjera, ajo foli edhe për raportet me presidenten Vjosa Osmani, duke konfirmuar mbështetjen e saj të pakushtëzuar:

“Mbështetja ime për presidenten Osmani asnjëherë nuk është lëkundur,” tha Gërvalla, duke shtuar se qëndrimi i koalicionit për çështjen e mandatit presidencial do të bëhet publik në kohën e duhur.

Ajo theksoi se Osmani ka pasur mbështetje të pakushtëzuar nga ana e saj në të gjitha proceset dhe nuk sheh arsye pse kjo mbështetje do të ndryshonte.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit