Gërvalla: Mbi 40 milionë euro nga buxheti për mbrojtjen e krerëve të UÇK’së

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka publikuar një video nga paraqitja e saj e djeshme, ku ka folur edhe për shpenzimet e shtetit për mbrojtjen e katër personave të akuzuar në Hagë.

Gërvalla ka deklaruar se deri në shtator të vitit 2026, nga buxheti i Kosovës janë paguar gjithsej 40 milionë e 611 mijë e 855 euro për mbrojtjen dhe obligimet e tjera që lidhen me këtë mekanizëm.

Sipas saj, rreth 39 milionë e 787 mijë euro janë shpenzuar për mbrojtje juridike, ndërsa vetëm për katër personat e akuzuar janë paguar 28 milionë e 470 mijë euro.

Ministrja ka theksuar gjithashtu se Ministria e Drejtësisë aktualisht nuk ka detyrime të papaguara ndaj avokatëve apo përfituesve të tjerë në kuadër të këtij programi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit