Gërvalla: Kush kërkon zgjidhje, nuk i ikën tavolinës së dialogut

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka bërë thirrje për përgjegjësi politike, dialog dhe bashkëpunim ndërmjet subjekteve politike, me qëllim të tejkalimit të situatës aktuale institucionale në vend.

“Ejani në takim! Të flasim! Aty kontribuohet për zgjidhjen që i duhet shtetit! Kjo është pjekuri politike e përgjegjësi shtetërore. Gjithçka tjetër jashtë saj është ikje nga kjo përgjegjësi e përbuzje e besimit dhe vullnetit qytetar”, tha Gërvalla duke përmendur takimin e thirrur nga Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.

Sipas Gërvalles, përgjegjësia politike nënkupton gatishmërinë për t’u ulur në tryezën e dialogut dhe për të kontribuar në gjetjen e një zgjidhjeje konkrete.

“Kush kërkon zgjidhje, nuk bën zhurmë dhe nuk i ikën tavolinës së dialogut. Kush kërkon përgjegjësi, nuk bën zhurmë dhe nuk i shmanget një takimi që mund të prodhojë marrëveshje. Dhe kush e vendos Republikën mbi interesin partiak e personal, nuk bën zhurmë dhe nuk e përdor krizën institucionale si instrument politik”, theksoi ajo mes tjerash.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit