Gërvalla hesht për vendimin e Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Për temat tjera do të kemi kohë

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, nuk ka pranuar të komentojë lidhur me heshtjen e saj pas vendimit të Dhomat e Specializuara të Kosovës për ish-krerët e UÇK-së.

Pas përfundimit të akademisë përkujtimore në nderim të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, Gërvalla u pyet nga gazetarët lidhur me këtë çështje, por nuk pranoi të përgjigjej.

Ajo tha se aktiviteti ishte i dedikuar përkujtimit të Afrim Bunjakut dhe se temat e tjera do të diskutohen në një moment tjetër.


“Sonte jemi takuar për të takuar me dhimbje dhe krenari heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku. Për të gjitha temat e tjera do të kemi mjaftueshëm kohë që t’i diskutojmë”, tha ajo.

Gërvalla më pas nuk dha përgjigje lidhur me arsyet e heshtjes së saj pas vendimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit