Një rrahje që ka trazuar qytetin ka ndodhur sot në Vushtrri, ku dy persona janë sulmuar nga dy të tjerë.
Dy persona janë sulmuar fizikisht nga Ibrahim Gërbeshi dhe Albin Gërbeshi.
Ibrahim Gërbeshi dhe Albin Gërbeshi janë në arrati, përderisa policia po vazhdon kërkimin e tyre.
Mësohet se të dëmtuarit janë duke u intervistuar në Stacion Policor.
“Dy të dëmtuarit kanë qenë duke ecur rrugës. Ibrahimi dhe Albini e kanë ndalë Urusin dhe ju kanë kap atyne. Më pas Gërbesht e kanë nxjerrë revolen dhe ka vazhdu me i sulmu të dëmtuarit”, ka thënë një burim nga vendngjarja.
Ndryshe, Ibrahim Gërbeshi dhe anëtarë tjerë të kësaj familje vazhdimisht janë përfshirë në rrahje dhe dyshime për vepra të rënda penale në Vushtrri.









