spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Genta Ismajli rikthehet pas tre vitesh pauzë – në bashkëpunim surprizë me Luanën


Pas një mungese të gjatë në skenë, Genta Ismajli është gati për rikthimin e saj në industrinë muzikore – dhe këtë herë, në një mënyrë krejt ndryshe.

Këngëtarja e njohur shqiptare ka zbuluar se është në përgatitje të një projekti të ri muzikor, i cili pritet të publikohet së shpejti. Por ajo që e bën këtë rikthim edhe më të bujshëm, është bashkëpunimi i saj me moderatoren dhe këngëtaren Luana Vjollca.

Të dyja artistet kanë ndarë të njëjtat foto nga sheshxhirimet e klipit të tyre të ri, ku shfaqen me veshje tejet sensuale dhe provokuese. Këto imazhe kanë ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale dhe kanë rritur kuriozitetin për projektin që po vjen.

Genta e ka shoqëruar postimin me mbishkrimin: “Së shpejti”, ndërsa Luana ka zgjedhur një frazë më të zjarrtë: “Më shumë se secila femër” – duke lënë të kuptohet se kënga do të ketë një mesazh të fortë femëror.

Megjithëse data e publikimit nuk është zbuluar ende, burime pranë artisteve kanë lënë të nënkuptohet se bëhet fjalë për një super projekt që pritet të kthehet në një hit të padiskutueshëm veror.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit