Gani Geci, ish-deputet i LDK-së, është lidhur direkt në emisionin e Debat Plus të RTV Dukagjini.
Geci ka dërguar dy dokumente, në të cilin ka pretenduar se LDK-ja e ndihmoi familjen e Adem Jasharit, kryeheroi i shqiptarëve të Kosovës.
Geci ka theksuar se paratë e dërguara nga LDK-ja i pranoi Rifat Jashari, vëllai i madh i Adem Jasharit.
“Dokumenti i parë është i vitit 1997, anëtarësia e LDK-së ndihmon familjen Jashari. Dokumenti i dytë është para se të vritet Adem Jashari. Anëtarësia e LDK-së i dërgon edhe 20 mijë marka Rifat Jasharit. Edhe të parat, edhe të dytat, i pranon Rifat Jashari” – tha Geci.











