Fadil Geci, ish-kandidat i LDK-së pë deputet, ka folur në lidhje me Kuvendin e punës së LDK-së, ku Lumir Abdixhiku u rikonfirmuar si kryetar.
Geci ka pasur një vlerësim pozitiv për Abdixhikun.
Sipas Gecit, të gjitha “kurthat” kanë qenë që Abdixhiku të humbiste në votëbesim në Kuvend.
“Sinqeriteti, pastërtia kësaj radhe ka fitu brenda LDK-së. Nuk ka pasë pikë sherri në Lumir Abdixhikun. Dhe vetëm kjo ka fitu. Krejt kurthat kanë qenë që ai me humbë” – tha Geci.








