Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Geci, ka shprehur bindjen e tij të plotë për një fitore të fuqishme të partisë së tij në rajonin e Llapit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Geci ka potencuar se përkrahja e madhe qytetare në Podujevë tregon qartë se fryma e fitores së LDK-së po rritet çdo ditë e më shumë.
“Llapi po e vulos rikthimin! Në Podujevë shihet qartë se rruga është vetëm përpara, kthim mbrapa nuk ka. Besimi po rritet çdo ditë dhe fryma e fitores po bëhet gjithnjë e më e fuqishme,” ka shkruar Geci.
Ai ka falënderuar qytetarët e kësaj ane për mbështetjen e palëkundur, duke ftuar ata që t’i bashkohen platformës së LDK-së me numrin 113 dhe ta votojnë atë me numrin 42.










