Geci me akuza të forta: Thonë me mburrje se nëse nuk je me atë që vrau Behajdin Allaqin dhe 244 atdhetarë, je me Millosheviqin

Deputeti i GUXO-s, Fatos Geci, ka reaguar me akuza të forta ndaj personave që, sipas tij, po e përdorin UÇK-në në debatet politike dhe po i vendosin qytetarët përballë zgjedhjes mes qëndrimit me UÇK-në apo me Millosheviqin.

“Paramendoni, tuli ajrokremi u bë me folë për UÇK-në!”, shkroi Geci.

Ai tha se gjyshja e tij 93-vjeçare, e cila gjatë luftës i kishte ushqyer me bukë ushtarët e UÇK-së, i kishte thënë se mënyra e përmendjes së UÇK-së nga disa persona i ishte bërë e padurueshme.

“Djali jem, ma kanë gërditë UÇK-në duke e përmendur këta”, citoi Geci fjalët e gjyshes.

Deputeti kritikoi edhe ata që, sipas tij, thonë se kush nuk është me personin që vrau Behajdin Allaqin dhe 244 atdhetarë të tjerë shqiptarë, është me Millosheviqin.

Geci pretendoi se 44 mijë veteranë janë të rremë dhe se i kushtojnë shtetit rreth 100 milionë euro në vit. Ai tha se është krenar që i përket “familjes së parë të UÇK-së së vërtetë” dhe se qëndron me veteranët që i konsideron të vërtetë.

“UÇK-ja u përket atyre që luftuan vërtet. UÇK-ja është e jona! Mos na e njollosni historinë dhe sakrificën e saj”, përfundoi Geci.

Postimi i tij i plotë:

Paramendoni, tuli ajrokremi u bë me folë për UÇK-në!

Gjyshja ime, në luftë i ka ushqyer me bukë ushtarët e UÇK-së, sot, në moshën 93-vjeçare, më tha: “Djali jem, ma kanë gërditë UÇK-në duke e përmendur këta…

Paramendoni thonë me mburrje se, nëse nuk je me atë që vrau Behajdin Allaqin dhe 244 atdhetarë të tjerë shqiptarë, atëherë je me Milloshin.

Të tillë si këta ajrokrema, mendojnë edhe 44 mijë veteranë të rremë, të cilët, e vjedhin shtetin tonë më rreth 100 milionë euro në vit, nga taksat tona, pa qenë kurrë në luftë.

Jam krenar që jam djali i familjes së parë të UÇK-së së vërtetë. Jam më UÇK-në e 10 mijë veteranëve të vërtetë, që komandanti ynë ishte Adem Jashari, ndërsa komandanti suprem Ibrahim Rugova ne krye më ministrin Ahmet Krasniqin.

UÇK-ja u përket atyre që luftuan vërtet. UÇK-ja është e jona! Mos na e njollosni historinë dhe sakrificën e saj. UÇK-ja sot po pastrohet nga ata që u përpoqën ta uzurponin emblemën e saj dje!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit