Gecaj i LDK-së ironizon “koalicionin e luftës hibride” mes Kurtit dhe Haradinajt në Junik

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj, ka reaguar me një postim ironik në rrjete sociale, duke komentuar bashkëpunimin e fundit mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj në Junik.

Në statusin e tij, Gecaj e ka quajtur këtë bashkëpunim “koalicion i luftës hibride”, duke e shoqëruar me një përshkrim simbolik:

“Çfarë po i mungon kësaj fotografie? Albini në të majtë, Ramushi në të djathtë — secili me nga një gaz lotsjellës në dorë dhe me grushtin komunist afër kokës. Një skenë që do ta simbolizonte më së miri ‘bashkimin e luftës hibride’.”

Ai ka kujtuar deklaratën e Haradinajt, i cili të dielën e quajti Kurtin “produkt të luftës hibride të armiqve tanë”, duke shtuar se vetëm një ditë më pas, të dy sërish u bashkuan për “interesa të ngushta personale e grupore”.

Sipas tij, LDK-ja ka refuzuar bashkëpunimin me Vetëvendosjen për arsye parimore, duke e cilësuar marrëveshjen mes AAK-së dhe VV-së si shembull të mungesës së koherencës politike.

Në fund të reagimit, Gecaj ka përmendur kandidatin e LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehun, duke theksuar se “junikasit e dinë kush ka punuar për Junikun dhe kush vepron për interesa të importuara nga Deçani”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit