spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Gazmir Raci pritet të mbesë jashtë kuvendit

Pas numërimit të votave, Gazmir Raci mund të fokusohet në angazhimet e tij si ‘zyrtar i antenës’ ose si analist në studiot televizive.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje pritet të mbesë jashtë legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës, bazuar në numërimin e rreth 75% të votave të kandidatëve për deputetë.

Emri i Racit nuk figuron në mesin e 50 kandidatëve më të votuar të Lëvizjes Vetëvendosje, tregon një listë.

Lista e kandidatëve më të votuar të Vetëvendosjes tregon se para analistit Raci, nga një ulëse në kuvend e kanë siguruar ish-kryetari i Mitrovivës, Agim Bahtiri, analisti Nezir Kraki e këngëtarja Edona Llalloshi.

Raci është angazhuar të shtyjë përpara narrativa pro-qeveritare gjatë katër viteve të fundit, përmes paraqitjeve si analist në studiot televizive.

Vitin e kaluar, mediat raportuan se Raci ishte angazhuar në një projekt të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, të financuar nga Bashkimi Evropian.

Projekti tregonte se Raci ushtron pozitën “Zyrtar i Antenës për Sekretariatin e Përbashkët Teknik (SPT) për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Mali i Zi-Kosovë”, në kuadër të programit IPA.

Më i votuari është numri një i listës, kryeministri në detyrë Albin Kurti me 222 mijë vota aktualisht. Pas tij vjen kryeparlamentari Glauk Konjufca me 170 mijë vota, i pasuar nga ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, i cili numëron 84 mijë vota.

Numri tre i listës, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz është e shtata në renditje me 68 mijë vota, pas numërimit të rreth 75% të votave të kandidatëve për deputet.

Ish-kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri ndodhet i 31-ti në listën e më të votuarve të Lëvizjes Vetëvendosje. Bahtiri, i cili garon për herë të parë për deputet në listën e LVV-së, ka siguruar 15 mijë vota deri më tani.

Për herë të parë deputet duket se do të bëhet edhe Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, anëtar i Qendrës së LVV-së në Prishtinë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit