Kandidati i AAK-së thotë se një listë “pa vlerë kombëtare” fitoi përballë listave që, sipas tij, përfaqësonin luftën dhe patriotizmin.
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Gazmend Syla, ka reaguar ashpër pas publikimit të rezultateve zgjedhore, duke deklaruar se rreth gjysmë milioni vota janë orientuar kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Sipas Sylës, një listë që ai e cilëson si “pa vlerë kombëtare” ka arritur të fitojë përballë tri listave të tjera, të cilat, siç thotë ai, ishin të përbëra nga atdhetarë, patriotë, udhëheqës lufte dhe luftëtarë të dëshmuar.
Reagimi i plotë i Gazmend Sylës:
“Rreth gjysmë milioni vota kundër UÇK-së. Një listë pa asnjë vlerë kombëtare fitoi përballë tri listave të tjera, të mbushura me atdhetarë, patriotë, udhëheqës lufte dhe luftëtarë të dëshmuar.”
Deklarata e tij ka nxitur reagime dhe diskutime të shumta në opinionin publik dhe në rrjete sociale, ndërsa procesi zgjedhor dhe rezultatet vazhdojnë të komentohen nga përfaqësues të subjekteve politike.








