Gazmend Muhaxheri e konfirmon balotazhin në Pejë: E kemi edhe një betejë

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, konfirmoi balotazhin në komunën që udhëheq për disa mandate.

Ai falënderoi qytetarët e Pejës “për votimin”, derisa tha se kanë vota më shumë se të tjerët.

“Jemi fitues absolut si për kryetar komune si për parti, janë duke u numëruar votat shkojmë në balotazh i presim votat e diasporës”, tha Muhaxheri para mediave.

“E kemi edhe një betejë, pasi të vijnë votat e diasporës e shohim si ka me qenë rezultati përfundimtar. Kemi më shumë se të tjerët”, shtoi ai.

I pyetur se çka do të thotë tani që jeni në balotazh, ai tha “do të thotë që duhet me punu edhe…”.

“Jemi 20% mbi të dytit”, shtoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit