spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Gazmend Islami e përkrahë fuqishëm Ilir Kërçelin për deputet

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami i ka dhënë një përkrahje të fuqishme kandidatit për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Kërçelit.

Islami përmes një postimi në Facebook, ka bërë thirrje publike që të votohet Kërçeli në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kërçeli mbanë numrin 68 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Postimi i plotë i Gazmend Islamit:

Të nderuar qytetarë,

Në këto momente të rëndësishme për vendin tonë, ju ftoj të mbështesim një kandidat të veçantë, Ilir Kërçelin, për deputet. Me përkushtim të madh ndaj qytetarëve dhe vizion të qartë për zhvillimin e komunitetit tonë, Iliri ka treguar se është lideri i duhur që na duhet.

Ilir Kërçeli është një person me integritet, përvojë dhe energji për t’i çuar përpara çështjet më të rëndësishme që prekin jetën tonë të përditshme. Ai ka dëshmuar angazhimin e tij në mbështetjen e të rinjve, përmirësimin e arsimit, fuqizimin ekonomik dhe transparencën në qeverisje.

Tani është koha që të gjithë bashkë dhe t’i japim mbështetjen tonë një kandidati që përfaqëson zërin dhe interesat tona. Me votën tuaj për Ilir Kërçelin, ju votoni për zhvillim, drejtësi dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë.

#68 ✅️

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit