Avokati Gazmend Halilaj ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje, në rast se Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë Presidentin e ri të vendit.
Sipas tij, nëse dështon procesi i votimit për zgjedhjen e presidentit në seancën që pritet të mbahet së shpejti, vendi mund të përballet me një situatë të re politike që do të çonte drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Kuvendi i Kosovës është thirrur për seancë ku pritet të zhvillohet votimi për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa mbetet të shihet nëse do të arrihet numri i nevojshëm i votave për zgjedhjen e tij.










