Gazi lotsjellës pa afat, Inspektorati: Në koordinim me Prokurorinë kemi inicuar hetim preliminar, do të verifikohen pretendimet e ngritura

Në protestat e fundit u ngritën pretendime se Policia ka hedhur gaz lotsjellës me afat të skaduar.

Në lidhje me këto pretendime, lajmi.net ka kontaktuar Inspektoratin Policor të Kosovës, të cilët thanë se tashmë kanë filluar një hetim me Prokurorinë Themelore për të verifikuar këto pretendime.

“IPK në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë tashmë ka iniciuar sipas detyrës zyrtare një hetim preliminar me qëllim të vlerësimit të veprimeve policore gjatë menaxhimit të protestës. Në kuadër të këtij hetimi, përveç pjesës së ankesave të qytetarëve do të verifikohen edhe pretendimet e ngritura lidhur me afatin e skadimit të gazit lotsjellës.”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Gjatë protestës, e cila u mbajt me kërkesën për votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, kishte ngritur dyshime se Policia e Kosovës kishte përdorur gaz lotsjellës të modelit të vitit 2018, të cilit pretendohet se i kishte skaduar afati.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit