Gazetarja Klodiana Lala flet për deklaratën e Vlora Hysenit

Gazetarja e News24, Klodiana Lala ka reaguar pas deklaratave të Vlora Hysenit, ish-drejtuese e SHISH që lëshoi një deklaratë kërcënuese ndaj gazetarëve që po e pyesnin në hyrje të SPAK. “Klodi si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner?” – tha Hyseni, në hyrje të SPAK, ndërsa Lala e pyeste për mesazhet me Ergys Agasin.

“Ka zgjedhur të kundërsulmojë me gjuhë vulgare ndaj gazetarëve duke i shantazhuar ata për takime në hotele të ndryshme” tha Klodiana Lala në një lidhje live për Neës24.


“Se për cila takime i referohet Vlora Hyseni mbetet për t’u sqaruar kur të dalë por ishte një akuzë e fortë e lëshuar dhe një shantazh ndaj gazetarëve” u shpreh Lala që foli në vetën e tretë për shantazhin e hapur që i bëri Vlora Hyseni.

Drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni u pezullua nga detyra dhe u vendos nën masën e “arrestit shtëpiak” të martën, duke shkaktuar krizën më të rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare për dekada.


Hyseni akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe nxjerrjes së sekreteve shtetërore.

Masat e sigurisë ndaj drejtoreshës së SHISH derivojnë nga hetimi që Prokuroria e Posaçme po kryen ndaj Ergys Agasit, i akuzuar për krijimin e një grupi të strukturuar kriminal me qëllim manipulimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit