spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Gazetari Nehat Shaqiri reagon pas arrestimit të Naim Bazajt: Një skenar që ngjan me përgatitje për luftë…!

Gazetari Nehat Shaqiri ka reaguar ashpër pas lajmit për arrestimin e politikanit nga Drenasi, Naim Bazaj, i cili u ndalua nga policia nën dyshimin për mbajtje të paligjshme të një arsenali armësh.

Shaqiri, përmes një postimi në rrjete sociale, ka ngritur shqetësimin për mungesën e reagimit institucional dhe mediatik ndaj një rasti që në çdo shtet normal do të trajtohej si alarm kombëtar.

“Dje u arrestua një politikan nga Drenasi, dhe në posedim të tij u gjet një arsenal i tërë armësh. Jo vetëm kaq – më herët, po i njëjti person ishte kapur me granata anti-tank, top pa dridhje dhe maska – një skenar që më shumë ngjan me përgatitje për luftë sesa me aktivitet politik”, shkruan Shaqiri.

Ai pyet publikisht:

“Përse heshtin partitë?
Përse nuk reagon askush nga institucionet, shoqëria civile apo mediat që zakonisht ‘shpërthejnë’ për shumë më pak?”

“Në një vend normal, kjo do të ishte një alarm kombëtar. Në Kosovë, një lajm që kalon i heshtur”, përfundon gazetari.

Rasti i Naim Bazajt mbetet në hetim, por reagimet e pakta dhe mungesa e transparencës publike rreth ngjarjes kanë ngritur shqetësim edhe në opinionin e gjerë.

GazetaKosova.net do të vazhdojë ta ndjekë këtë rast nga afër dhe të raportojë mbi çdo zhvillim të ri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit