spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Gazetari kroat sjell dëshmi të reja për pjesëmarrjen e Vuçiqit në “Sarajevo Safari”

Pas kthimit nga fronti i luftës në Sarajevë – viti 1994 deri në 1997 – Aleksandar Vuçiq dha shumë deklarata rreth pjesëmarrjes në luftë dhe në rrethimin e Sarajevës.

Këto deklarata shpesh ribotoheshin dhe përcilleshin në revistën zyrtare të radikalëve të Vojislav Sheshelit, “Serbia e Madhe”.

Gazetari kroat Domagoj Margetiq, personi i parë që zbuloi vrasjet për qejf të civilëve në Sarajevë, të njohura si “Sarajevo Safari”, publikoi një tjetër deklaratë të presidentit aktual serb nga viti 1994.

Sipas gazetarit kroat, Vuçiq konfirmon se ka qenë vullnetar ushtarak në Sarajevë, se ka marrë pjesë në përleshje dhe ka luftuar si vullnetar në Grbavica e në varrezat hebraike.

“Pra, se ka qenë pjesëtar i armatosur i njësisë së Aleksiqit pikërisht në pozicionet në mikrolokacione ku organizoheshin dhe kryheshin “safarët njerëzorë”, shtoi Margetiq.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit