Gazetari Daci: Babai i Korab Bajgorës nuk është ekzekutuar

Korab Bajgora, është arrestuar në vikend për shkak të fyerjes dhe kërcënimit ndaj familjes Haradinaj.

Ndaj tij është kërkuar masa e paraburgimit, ndërkaq raportohet se i njëjti është dërguar edhe në psikiatri për trajtim.

Sot, korrespodenti nga Peja i Klan Kosovës, Valdrin Daci, dha detaje për këtë person pasi që ai e njeh edhe për së afërmi.

Ai deklaroi se disa informacione që janë raportuar nuk qëndrojnë.

“Korabi, është një djalë i cili çdo fillim të pranverës del edhe shet lule Mimoze në qendër të Pejës. Korabi dhe familja e tij, para luftës kanë jetuar në lagjen Fidanishte, dhe thuhet se kanë jetuar me qira. Unë jam pjesë e lagjes Fidanishte dhe jam rritur me Korabin. Korabi dhe familja e tij kanë qenë në kushte jo të mira ekonomike”, deklaroi Daci.

“Në kohën kur i kanë i kanë dëbuar nga puna të gjithë qytetarët që kanë punuar në institucione, i dëbuar ka qenë edhe babai i tij Isaku, për të cilin është thënë se është ekzekutuar nga një grup pasluftës. Babai i Korabit e di që kanë vdekur dhe nuk është ekzekutuar nga askush. Dhe ajo çka është thënë në portale nuk e di nga kush është konfirmuar”, deklaroi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit