spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Gazetari anglez i la pa tekst të gjithë për Granit Xhakën

Gazetari anglez Adam Bate vlerëson futbollistin Granit Xhaka.

Ai ka shkruar fjalë të mëdha në rubrikën e tij në “Sky Sports”.

Sipas Bate, ndërkombëtari zviceran është ndër 20 më të mirët në Premier League në shumë statistika dhe është e ka cilësuar “Transferimi i Sezonit”.

“Gazetari i Sky Sports Adam Bate vlerëson Granit Xhakën deri në qiell.

Me të drejtë, pasi kapiteni i ekipit kombëtar të Zvicrës ka bërë asistime vendimtar në tre golat e fundit të Sunderlandit.

Xhaka është emëruar menjëherë kapiten pas arritjes në Sunderland.

Trajneri i tij, francezi Régis Le Bris, është gjithashtu entuziast për të.

Sipas Bate, kapiteni i ekipit tonë kombëtar është ndër 20 lojtarët më të mirë në Premier League në statistika të shumta, nga prekjet te duelet e fituara deri te rastet e mëdha”, shkruan media zvicerane “Blick”.

Xhaka ka asistuar në secilin nga tre golat e fundit të Sunderlandit; vetëm Jack Grealish i Evertonit ka më shumë asistime në këtë sezon.

33-vjeçari ishte gjithashtu njeriu vendimtar me asistimin e tij në fitoren e ngushtë 1:0 kundër Nottingham Forest.

“Me përvojën e tij, ai mund të drejtojë dhe kontrollojë ndeshjet”, – shkruan gazetari. Ai është mesfushori i shquar në fushën e City Ground.

Bate është entuziast: “Cilësitë udhëheqëse të ish-lojtarit të Bayer Leverkusen i bëjnë të tjerët më të mirë”.

Fakti që skuadra e sapongjitur në kategori, aktualisht është në vendin e pestë në tabelën e Premier Leagues, tani mund të ndjekë synimet më të larta sesa thjesht qëndrimi në ligë, është kryesisht falë Xhakës.

Për gazetarin, një gjë është e qartë: Xhaka është transferimi i sezonit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit