Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka komentuar vlerësimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) për ujin e pishinës së Gërmisë, i cili nuk i plotëson standardet mikrobiologjike. Ai shprehu pritshmëri që problemi të zgjidhet së shpejti.
“Për shkak të thatësisë së madhe, pishina në Gërmi ka pasur problem edhe për mbushjen e saj. Fillimisht, ata kanë pasur një marrëveshje me Ujësjellësin që t’i ndihmojnë gjatë natës, por sa di unë, atë marrëveshje e kanë ndalur. Me çështjen e pastërtisë janë duke u marrë dhe besoj se këto ditë do të zgjidhet edhe kjo çështje.”, tha Rama.
Pishina e Gërmisë është në menaxhim të Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing” SH.A, e cila është përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe mirëmbajtjen e saj.








