Andin Hoti, kandidat për deputet nga radhët e VV-së, ka performuar goxha mirë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Andini, që është djali i filozofit zulmëmadh, që ende figuron i zhdukur me dhunë nga Serbia, Ukshin Hoti, ka marrë gati 65 mijë vota.
Më saktë, Hoti, që dikur ishte deputet i PDK-së, ka fituar 64 mijë e 655 vota, duke u renditur në vendin e 11 në listën e VV-së.











