Gashi: Votova pro Dimal Bashës, pasi ai ma kishte kërkuar votën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka dhënë detaje për arsyet që e shtynë të votojë për Dimal Bashën, kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Ai tha se kjo zgjedhje kishte qenë një premtim i mëparshëm:

“Ma ka kërkuar votën dhe i kam premtuar që e votoj. Para disa muajsh. Nuk e kam ditur që del sot në votim, s’e kam pritur që del në votim. Por, i kam thënë kurdo që të qesin votën time e ke.”

Gashi gjithashtu e përshkroi Bashën si një figurë të balancuar dhe jo fort polarizuese:

“Është djalë simpatik. Nganjëherë duhet të mendojmë përtej. Nuk është shumë polarizues, i ka disa deklarata të forta nganjëherë përtej të arsyeshmes, por nuk e ka një të kaluar që e pengon ta bëjë punë.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit