Analisti dhe gazetari kosovar, Astrit Gashi, ka folur për përpjekjen e presidentes aktuale, Vjosa Osmani, për t’u rizgjedhur në krye të shtetit edhe për një mandat.
Gashi me ironi ka thënë se aktualisht Osmani nuk e ka pas vetes askënd, përveç Taynas, Valdrin Sahitit dhe Dafina Zeqirit.
“Vjosa Osmanin momentalisht e përkrahin vetëm tre persona, Tayna, Valdrin Sahiti edhe Dafina Zeqiri. Veç këto vota i ka në tavolinë”, ka thënë Gashi.








