Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka reaguar lidhur me aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese. Gashi ka thënë se ‘‘Ky vendim është një shuplakë për ata që mendojnë se rregullat janë vetëm për të tjerët’’.
Ai ka thënë edhe se demokracia nuk mbahet me lojëra procedurale, por me respektim të ligjit.










