spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Garë shumë e ngushtë- Si u vendosën në Exit Poll-e Tahiri me Pecin?

Dy Exit Poll-et e realizuara në Komunën e Mitrovicës së Jugut, e vendosën fitues kandidatin e PDK-së, Arian Tahirin.

Exit Poll-i i Baton Haxhiut shpalli fitues Tahirin me rezultat 50,9 për qind të votave.

Ndërkaq kandidatin e LVV’së për Mitrovicën, Faton Pecin, e nxori 49,1 për qind.

Edhe Exi Poll-i i Klan Kosovës shpalli fitues Tahirin me 50,34 për qind të votave.

Ndërkaq, Peci sipas këtij sondazhi, doli 49,66 për qind.

Kjo garë po interpretohet si shumë e ngushtë dhe se secila votë mund ta përcaktojë fituesin për Komunën e Mitrovicës së Jugut.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit