spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Ganja pas vdekjes së Shemit: Do të mbetesh gjithmonë në kujtesën tonë si një artist me vlera të rralla

Këngëtarja e njohur, Ganimete Abazi, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Shemsi Krasniqit, i njohur si Shemi, vokalisti i grupit legjendar “Ilirët”.

“Pusho në paqe Shemi. Një dekadë bashkëpunimi, plot hite dhe koncerte”, shkroi Abazi në rrjetet sociale.

Ajo shtoi se Shemi do të mbahet gjithmonë mend si një artist me vlera të rralla, që i dha shumë muzikës dhe skenës shqiptare.

 Foto: Instagram

“Do të mbetesh gjithmonë në kujtesën tonë si një artist me vlera të rralla, që i dhe shumë muzikës dhe skenës shqiptare”.

Vdekja e Krasniqit ka tronditur komunitetin muzikor dhe fansat e tij, ndërsa këngët dhe bashkëpunimet me artistë të tjerë do të mbeten pjesë e kujtimeve dhe trashëgimisë së tij.

Të njëjtit kanë qenë edhe bashkëpunëtorë të mirë, pasi kanë realizuar disa hite si: “Unë jam loti yt”, “Shamia e beqarit” etj.

I njëjti u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit