spot_img
spot_img
Monday, February 2, 2026
spot_img
spot_img

Gani Geci shpërthen me një mesazh të fortë: Me këto plagë flejmë dhe zgjohemi për LDK-në dhe Presidentin Rugova

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook, ku flet për plagët e luftës, vrasjet e shokëve të tij dhe përballjen me, siç i quan ai, grupet kriminale të pasluftës.

Në reagimin e tij, Geci përmend konkretisht vrasjen e Besim Dajakut dhe Bekim Kastratit, si dhe plagët e rënda të vëllait të tij, Esat Geci, duke theksuar se këto janë dëshmi të gjalla të asaj që ka ndodhur pas luftës në Kosovë.

Ai shprehet se këto plagë janë pjesë e përditshmërisë së tyre dhe se, pavarësisht dhimbjes, ata nuk janë dorëzuar asnjëherë përballë presioneve dhe kërcënimeve. Geci gjithashtu deklaron se ata që nuk kanë përjetuar humbje apo plagë pas luftës, duhet të heshtin para, siç thotë ai, “forcës së argumentit”.

Në fund të reagimit, Gani Geci thekson se edhe Albin Kurti, sipas tij, do të duhet të kërkojë falje publike për një shkrim të vitit 2024, njëjtë siç ka bërë më herët edhe Hashim Thaçi.

Postimi i plotë i Gani Gecit në Facebook:

Tani dua t’ua tregoj më qartë se, përpos Komunikatës nr. 59 dhe vrasjes së shokëve tanë, Besim Dajakut dhe Bekim Kastratit, jam i detyruar t’ua tregoj plagët e burrave të bërë nga kriminelët e UDB-së dhe SHIK-ut, se si duken sot në këtë moment, plagët e vëllait tim, Esat Gecit.

Edhe plagët e mia janë të ngjashme, veçse të qepura më mirë në spitalin ushtarak amerikan Bondsteel.
Ne me këto plagë flejmë çdo mbrëmje dhe zgjohemi çdo mëngjes për LDK-në dhe Presidentin Rugova. Prandaj, dhe pikërisht për këtë arsye, ne nuk dorëzohemi para grupeve kriminale.

Ju që nuk keni të vrarë e të plagosur në shtëpitë tuaja pas lufte, të paktën heshtni para forcës së argumentit.
Dhe për këtë arsye edhe Albin Kurti ka për të kërkuar falje publike, njëjtë si Hashim Thaçi, për shkrimin që e ka shkruar në vitin 2024.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit