spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Gani Geci ‘shokon’ Milaim Zekën: E kam incizimin ku Faik Imeri thotë se përkthente për Milaimin

Gani Geci ka deklaruar se posedon një incizim ku Faik Imeri, me gojën e vet, e ka pranuar se ka përkthyer për gazetarin Milaim Zeka.

“Unë kam incizimin që Faik Imeri thotë me gojën e vet se e ka përkthyer për Milaim Zekën. Nesër mund ta sjell. Unë kurrë në jetën time nuk rrej për askënd”, ka deklaruar Geci,

Gazetari Milaim Zeka, e ka mohuar kategorikisht se një gjë e tillë është e vërtetë.

Geci ka shtuar se Faik Imeri është vëllai i Haki Imerit dhe se një nga vëllezërit e tij është vrarë në nëntor të vitit 1999, duke theksuar se ka të drejtë të kërkojë të vërtetën për fatin e tij.

Megjithatë, Geci ka qenë i qartë duke theksuar se mënyra e kërkimit të së vërtetës përmes Serbisë është e papranueshme.

“Ai që e kërkon vëllain përmes Serbisë, jo vetëm që ka gabuar, por është poshtërsi. Kushdo që ka kërkuar shokët e vetë përmes Serbisë, ajo është poshtërsi”, ka deklaruar Geci.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit